TIRANË

Tension dhe debate të forta në gjykatën e Apelit për Krime të Rënda në procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe bandës së tij. Gilmando Dani, i konsideruar si krahu i djathtë i Shullazit i kërkoi kryesueses së trupës gjykuese Saida Dollani të jepte shpjegime rreth një kërcënimi të mundëshëm me jetë të denoncuar në institucionet ligjzbaatuese nga bashkëshorti I saj.

“Ju keni mbushur opinionin publik se ju kemi kercenuar ju apo burrin a rojen. A mund te me japesh nje pergjigje si mua ashtu dhe medias?”, i tha Dani, kryetares së komanduar të Apelit për Krime të Rënda.

Bashkëshorti i kësaj të fundit, denoncoi pak javë më parë në prokurorinë e Tiranës një kërcënim me jetë që kishte marrë në hyrjen e pallatit ku banonte nga një person i paidentifikuar. Duke qenë se dyshimet për kërcënimin ranë mbi Shullazin  dhe miqtë e tij, Dani këmbënguli që gjyqtarja të jepte shpjegime lidhur me këtë fakt, por Saida Dollani i kërkoi të ulej dhe të respektonte solemnitetin e gjykimit. Ai refuzoi të zbatonte urdhrin e gjykatës, c’ka detyroi kryesusen të përjashtonte të pandehurin nga procesi. Kaq mjaftoi që situata të përkeqësohej edhe më tej, përderisa Endrit Qyqja iu kthye gjykatëses duke i thënë se “ti s’mund të kalosh vettingun në kurrizin tonë”.

Në mbeshtetje të mikut të tyre, tre të pandehurit e tjerë, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, bashkë me avokatët braktisën më pas sallën e gjyqit. Pjesë e debatit s’kishte sesi të ishte vetë Emiljano Shullazi, për faktin se ai mungoi në seancë. Në kushte të tilla, gjykata u detyrua të ndërpriste procesin për një datë tjetër, duke dështuar edhe këtë herë për nisjen e shqyrtimit të dosjes së shumëpërfolur. Trupa gjykuese vendosi të gjobisë avokatët për thyerje të kodit të etikës dhe braktisje të procesit, si dhe t’i zëvendësojë me avokat kryesisht.

Në seancën e së enjtes u konstatua se trupa gjykluese ishte plotësuar me të tre anetarët. Në vend të Nure Drenit që u dorëhoq për arsye ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësore caktoi Valdete Hoxhën si anëtaren e tretë të trupës. Në seancë u deklaruar se gjyqtarja Hoxha kishte paraqitur dorëheqjen, pasi më herët kishte shqyrtuar një cështje të Ylvi Beqjas, dëshmitarit të drejtësisë në procesin ndaj Shullazit, por i ishte refuzuar nga ana e gjykatës. Më herët, gjykata relatoi se kishte njoftuar për të marrë pjesë në proces, të gjithë të dëmtuarit nga vepra penale; biznesmenët Ylvi Beqja, Jani Zaka e Adriatik Kërcuku, si dhe dy profesorët Dhori Kule e Mynyr Koni, por jo të gjithë kishin marrë dijeni sipas ligjit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb