Nga: Besim Ndregjoni*

TIRANE- Të Burgosurit dhe të Përndjekurit Politikë të Shqipërisë po ndjekin me vëmendje situatën politike në vend dhe në veçanti Reformën në Drejtësi si një akt madhor për shoqërinë dhe shtetin tonë, për të pasur një sistem drejtësie të pavarur dhe në shërbim të qytetarve.

Realiteti për këtë reformë po ndesh me arrogancën e mazhorancës aktuale, e cila duke mos përfillur rekomandimet e Komisionit të Venecias hartoi një draft vetëm me ekspertët e PS. Drafti i ekspertëve politike të PS, jo vetëm që nuk i shërben drejtësisë por është në shërbim të politikës qeverisëse dhe intersave meskine të juristëve që i kanë shërbyer regjimit diktatorial, dhe aspak shoqërisë dhe shtetit të së drejtës për të cilën ka nevojë Shqipëria. Mendjemadhësia utopike e këtyre ekspertëve anashkalojnë rekomandimet e Venecias, dhe pa i vrarë ndërgjegjja morale e profesionale kërkojnë të rikthejnë në organet e drejtësisë pas 25 vitesh gjygjtarë, prokurorë, hetues, avokatë që kanë qenë pjesë e sistemit komunist dhe kanë dhunuar të drejtat dhe liritë e njeriut…dhe më keq që këta individë që morën vendime politike, pushkatime, burgosje, interrnime ndaj shtresës së të përndjekurve politikë sot pas një çerek shekulli duan të marrin drejtësinë dhe ta bëjnë monopol të politikës sunduese të një mazhorance e cila dhe pse është trashgimtare e Partisë Komuniste gjatë kohës së ndryshimit nuk pati kurajon të kërkonte falje për krimet e komunizmit. Shpirtat e të pushkatuarve, e jetët e mijëra të dënuarve e të internuarve pa faj, nga kjo bandë avokatësh e gjygjtarësh i drejtohen Presidentit të Republikës, mikut dhe aleatit tonë SH.B.A, Ambasadorit Donald Lu, përfaqesueses së Komisioni Europian Ambasadores Vlahutin, si dhe faktorit ndërkombëtar, të ndalojnë menjëherë këtë draft sa antikushtetues por dhe anti shqiptar që e kalon sistemin tonë demokratik të brishtë në anale diktatoriale. Ambasadori Lu u trondit kur vizitoi kampin e çfarosjes së Spaçit para disa muajsh dhe dha mesazhin që këto krime nuk duhen harruar dhe të u trasmetohet brezave të rinj kjo histori tragjike. Atëhere shtrohet pyetja a mund të jenë pjesë e sistemit të drejtsisë këta ekspertë, avokatë, hetues, prokurorë që me ligjin e xhunglës ndërtuan, ekzekutuan këto kampe çfarosëse të jetëve njerëzore. Mijëra familje ish të përndjekura politike nga regjimi mizor komunist, si pjesë e kësaj shoqërie, që më shum se kush do popull tjetër në të gjithë Europën Juglindore vuajti dhe u masakrua nga e ashtuquajtura“drejtësi diktatoriale”. Ata presin një sistem drejtësie që të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo të kriminelëve të politikës aktuale. Sinqerisht dhe me faktorin ndërkombëtar shokohemi kur shikojmë nga ana e tyre heshtje sikur në Shqipëri nuk ka ndodhur asgjë nga diktatura staliniste, sikur krimet filluan tani me korrupsionin e politikanëve. Sot të pushkatuarit pa varr, të burgosurit politikë shqiptarë kërkojnë njëzëri jo drejtësi me prokurorët dhe gjygjtarët që dhunuan të drejtat e tyre në kampet çfarosëse të Spacit, e Burrelit, të Qaf-Barit e të Maliqit ku akoma nuk ju është tharë gjaku nga këta torturues të cilët në vend që të i nënshtroheshin një Nurembergu shqiptarë për krimet, ata sot po japin leksione demokracie pa asnjë moral njerëzor. Jemi në unison për të bërë një sistem drejtësie siç e kërkon aleati i ynë i përjetshëm SHBA nëpërmjet ambasadorit Lu. dhe Komisioni Europian. Ne presim që sistemi i drejtësisë të denojë krimet e komunizmit, të dënojë krimet e këtyre që duan të rikthehen në sistemin e drejtësisë, ne kërkojmë drejtësi për të gjithë shqiptarët. Dënim krimesh për kriminelët e të korruptuarit, n.q.s sitemi i drejtësisë sot është i korruptuar dhe kjo është e vërtetë, kjo vjen thjesht se gjygjtarët e djeshëm mbajtën peng sitemin dhe e bënë të korruptuar duke mos dënuar krimet makabër të komunizmit, dhe duke e futur në sistem me anë ligjesh politike, korrupsionin, krimin që ka përfshirë politikëbërjen shqiptare. Shqipërisë nuk i mungojnë kapacitetet dhe nuk ka pse të ngelet peng i këtyre ekspertëve që duan të dhunojnë demokracinë me të inkriminuarit e djeshëm duke shfrytëzuar politikisht sistemin demokratik. Ne të përndjekurit politikë shqiptarë pas 25 viteve pluralizëm, kemi kapacitete intelektuale që t’i shërbejmë kësaj reforme pavarësisht se politikbërja na ka përjashtuar nga kjo e drejtë me ligje “demokratike.” Çdo heshtje ndaj kësaj maskarade ligjore që na paraqitet si draft për sistemin e drejtsisë nga kjo mazhorancë politike është një krim që i bëhet shoqërisë dhe shtetit të së drejtës. Sovrani kërkon drejtësi për të dënuar korrupsionin e sotëm në politikberje, dhe krimin e vrasjeve dhe burgosjeve politike pa faj të djeshëm, kur kjo të zbatohet shqiptarët do të kenë qetsinë dhe do të jenë pjese e demokracisë europiane.

Besim NDREGJONI
President i Unionit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politike!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: