TIRANE

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Sokol Binaj, ka dalë ditën e sotme para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për të dhënë llogari mbi tri shtyllat kryesore të Vettingut, pasurinë, aftësitë profesionale dhe pastërtinë e figurës.

Gjatë seancës dëgjimore, KPK ka lexuar raportin e ILDKP, ku thuhet se deklarimet e gjyqtarit Binaj janë të sakta, si dhe nuk rezulton të ketë lidhje me botën e krimit. Në këtë mënyrë, gjyqtari i Apelit figuron i përshtatshëm për të vijuar detyrën.

Kujtojmë që Sokol Binaj është bashkëshorti i shtetases L. B., të cilës i dogjën makinën dy ditë më parë. Bashkëshortja e gjyqtarit Binaj punon në Prokurorinë e Përgjithshme si koordinatore për mediat, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e djegies së makinës. Aktualisht Binaj është përzgjedhur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor si pjesë e trupit gjykues për dosjen Izet Haxhia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb