KPK ka mbajtur seancë dëgjimore për gjyqtarin Dhimitër Lara. Ky i fundit është gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda në Tiranë.

Sipas ILDKPKI, Lara ka bërë deklarim të saktë pasurie. Lara është përpara KPK për rivlerësim profesional, ndërsa ka marrë vlerësime nga ana e KLD-së. Për gjyqtarin Lala kanë ardhur gjithsej 5 ankesa nga publiku.

Rivlerësimi për të tre kriteret:

Për pasurinë

Sipas raportit të ILDKPKI, deklarimi i sakte, nuk ka fshehje, nuk ka konflikt interesi.

– apartament ne Tirane, 66 m2 i blere ne vleren 7.5 mln leke. Burim të ardhurash 3.4 mln leke nga shitja e një apartamenti në Durrës dhe 5 mln lekë kredi bankare.

– depozite 19 mln leke në bankë të nivelit të dytë, në kuotën 50% në bashkëpronësi me të ëmën. Të ardhura nga kompensimi i një pasurie të paluajtshme.

Hua tek tezja 1.3 mln lekë, për pagim kësti kredie. Në 2010 kjo shume është kaluar ne rruge bankare per këtë qëllim.

Bashkeshortja e Larës, si person i lidhur ka deklaruar një llogari bankare rrjedhësr 30 mijë lekë.

Djali ka deklaruar katër llogari me 20 mijë lekë në total.

Nëna e Larës ka deklaruar depozitën në shumën 19 mln lekë në bashkëpronësi metë birin.

Për pastërtinë e figurës DSIK ka pohuar se subjekti i përshtatshëm për sistemin.

Për rivlerësimin profesional, Lara ka marre një vlerësim pozitiv nga KLD.

Pesë denoncime nga publiku.

Ankese nga L.sh. (Leart Shyti) sipas të cilit për 20 vitr janë akuzuar si pjesë e grupit “Hakmarrja për drejtësi”. Dyshime për korruptim të tij. Klp: nuk është paraqitur asnjë provë që vërteton këtë vendim. Kpk: Gjykata e lartë në 9.3.16 ka vlerëruas se Apeli i krimeve (ku ishte dhe Dhimitër Lara) është i gabuar dhe ka prishuar atë duke e kthyet çështjen në rigjykim.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb