TIRANË- Njëri nga pesë anëtarët e Kolegjit Penal në Gjykatën e Lartë ka qenë kundër arrestimit të deputetit Tom Doshi me akuzën e “kallëzimit të rremë” për planin e vrasjes ndaj tij.

Në datën 28 mars 2015, anëtarët e Kolegjit, Guxim Zenelaj, kryesues, Majlinda Andrea, Aleksandër Muskaj, Admir Thanza, Artan Zeneli, anëtarë, morën në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë për masën e sigurisë ndaj deputetit. Vendimi i dhënë nga katër anëtarë, ai që mori fuqi ligjore sipas ligjit, la në “arrest shtëpie” deputetin Tom Doshi, ndërkohë që anëtari i Kolegjit Penal Artan Zeneli ka shprehur mendim pakice. Në këtë mendim pakice që pasqyrohet në tri faqet e fundit të vendimit të Gjykatës së Lartë, gjyqtari Zeneli thekson se Prokuroria nuk ka paraqitur në Gjykatë fakte e prova që të vërtetojnë “rrezikun e ikjes” së deputetit. Duke analizuar vendimin e Prokurorisë për ndalimin e deputetit dhe kërkesën për masën “arrest në burg” ndaj tij, gjyqtari Artan Zeneli shprehet se prania e rrezikut të ikjes nuk duhet të tjerë abstrakte dhe hipotetike. “Pra bëhet fjalë për një “gjykim” dhe si i tillë ai nënkupton elemente reale të faktit, dhe jo në hamendësime, supozime, apo druajtje bazuar në elemente të paqarta”, shprehet gjyqtari i Gjykatës së Lartë në mendimin e tij të pakicës.

 

(m.k/Gazeta Panorama/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: