TIRANË- Gjyqtarja Alma Brati do të vijojë detyrën e saj pasi ka kaluar me sukses procesin e Vettingut. Vendimi është dhënë sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

“Në përfundim të procesit të rivlerësimit, trupa gjykuese vendosi konfirmimin në detyrë të zonjës Alama Brati”, tha relatorja Pamela Qirko.

Seanca dëgjimore për zonjën Brati, gjyqtare në Gjykatën e Tiranës dhe kandidate për në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit u zhvilluar dje, ndërsa vendimi u dha sot.

Gjyqtarja ka mundur të kalojë Vettingun bazuar në tre shtylla, atë të pasurisë, figurës dhe vlerësimi profesional.

Alma Brati kërkon rikonfirmimin në detyrë, duke theksuar se i qëndron gjithçkaje ka deklaruar dhe ka paraqitur për KPK-në, ndërsa vendimi për të do të jepet të enjten në orën 10:30.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb