Ngjarja e rëndë në Vlorë, ku 16 vjecari, vrau gjyshin e tij për t’i marrë paratë risjell në vëmendje ngjarje të përsitura në vend, ku ‘skenari’ është  thuajse i njëjtë.

2 Shtator 2014 në Durrës u vranë e u masakruan dy të moshuara Gjinovefa Vava 70 vjeç dhe Elsa Vava, 75 vjeç, kunata mes tyre. Ato u gjetën të lidhura në duar dhe me qese në kokë, ndërsa policia arrestoi 2 persona si autorë të krimit, njëri prej të cilëve nip i Gjinovefës. Vrasja e tyre u krye me qëllim që t’iu merrnin paratë

prill të 2017 në lagjen Nr.10, Durrës policia njoftoi se u gjetën pa shenja jete Ersid Curri 25  vjec dhe gjyshja e tij 80 vjecare Hurme Curri. Nga hetimet rezultoi se 25 vjecari kishte vrarë me automatik, gjyshen e tij 80-vjecare, i tronditur më pas i dha fund jetës. Policia tha se i riu vuante nga depresioni dhe krimi u krye në kushtet e gjendjes së rënduar psikologjike.

maj të 2015, 82-vjecarja Angje Hila u mbyt me jastëk nga mbesa e saj Xhoana Hila në Shkodër. E reja, bashkëpunoi në krim me të dashurin e saj Erando Qatipi. 32-vjeçarja ka pranuar se kishte dijeni për krimin, por ajo ia adresoi autorësinë të dashurit të saj. Gjatë dëshmisë së saj, ku shfaqi shenja pendese, vajza pohoi se ‘gjyshen e mbyti i dashuri me jastëk’, ndërsa po tentonin ti vidhnin asaj florinjtë.

Kumbulla Papajani është një tjetër gjyshe, viktimë e konfliktit me nipin e saj. 77 vjecarja u gjet e masakruar me thikë në korridorin e apartamentit ku banonte në rrugën Muhabet Gjollesha në Tiranë. Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik ndërsa për disa ditë u bë temë e ditës në median e shkruar dhe atë televizive. Pas komunikimit të arrestit në kushtet e flagrancës, me akuzën e vrasjes së gjyshes për motive të dobëta, Klajdi Papajani pranoi krimin, dhe tha se kishte vrarë gjyshen e tij, në gjaknxehtësi e sipër. Para grupit hetimor asokohe 17 vjec, Papajani u shpreh se se vazhdimisht grindej me gjyshen ndërsa pohoi se “gjyshja na e ka nxirë jetën. Nëna dhe babai kanë vuajtur për shkak të saj”

27 shtator 2018, 81-vjecarja Floresha Shkurti u gjet e vdekur në banesë. Edhe në këtë rast hetimet konfirmuan se e moshuara ishte viktimë e nipit të saj, 21 vjecarit Redmon Gruda i cili jetonte bashkë me të në një shtëpi. I riu goditi me thikë në kokë gjyshen e tij, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Rasti më i fundit u shënua mbrëmjen e 27 shkurtit të këtij viti, kur 16-vjeçari Vangjel Kapllani, i cili mbante të njëjtin emër me gjyshin,e vrau atë për t’i marrë paratë. “E vrava gjyshin se më nxiu jetën. Më stresonte, nuk e duroja dot më”, ka thënë para oficerëve të policisë 16-vjeçari nga Vlora, që pas krimit makabër doli pa të keq dhe tha në një intervistë ekskluzive për gazetarin Enrik Mehmeti se e kishte gjetur të mbuluar nga gjaku gjyshin e tij, duke aluduar se ishte qëlluar për grabitje nga persona të tjerë. I mituri kishte humbur prindërit në aksident dhe ishte rritur nga gjyshi i tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb