Gianluigi Buffon nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli, të paktën dhe për një vit tjetër, qoftë tek PSG apo në ndonjë skuadër tjetër. Portieri 41-vjeçar pret fillimisht një përgjigje nga PSG duke i dhënë prioritet klubit të tij aktual por nëse i referohemi deklaratës së Tuchel vështirë se francezët do ti ofrojnë një rinovim të kontratës. Buffon nuk ka arsye për tu shqetësuar, ofertat për të nuk mungojnë, madje as nga klube që luajnë në Champions League.

Pavarësisht moshës së tij, Buffon vijon të jetë në formë të mirë fizike, këtë e konfirmoi edhe në sfidën e fundit kundër Angers duke pritur një 11-metërsh.

Buffon
Buffon

Ish portieri i Juves vijon të jetë i fiksuar pas Champions League, i vetmi trofe që i mungon, në funksion të këtij qëllimi ka lënë gjithçka të hapur për të ardhmen.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: