TURQI

Ahmet Ali Demirel, 84-vjeçar nga qyteza Güce në provincën verilindore turke Giresun përshkon çdo ditë në këmbë rrugën prej 8 kilometrash, në mënyrë që të lexojë gazetat. Nga shtëpia e Demirel, i cili është i apasionuar pas leximit, distanca deri te qoshku i gazetave në qendër të qytezës është katër kilometra.

Demirel, baba i gjashtë fëmijëve dhe gjysh i 32 nipërve dhe mbesave, çdo ditë del nga shtëpia në orët e mesditës dhe ecën një orë e gjysmë për të arritur në qendër. Ai shfleton gazetat në qoshkun e vetëm në qytezën e vogël, ndërsa në prag të mbrëmjes, ai kthehet në shtëpi sërish në këmbë, shkruan Albinfo.ch.

Ai tregon se të gjitha zhvillimet në Turqi dhe në botë, që nga fëmijëria i ndjek vetëm duke i lexuar gazetat. Demirel asnjëherë nuk ka hequr dorë nga ky mjet i informimit, edhe pse, siç thotë, ishin përhapur edhe radio dhe televizori.

“E dua leximin dhe për këtë arsye, nuk kam hequr dorë nga shprehia ime për të lexuar gazetën, përkundër zhvillimeve teknologjike. Zhvillimit brenda dhe jashtë vendit çdo ditë i ndjek nga shtypi”, thotë Demirel.

Ai tregon se qyteza ka vetëm një qoshk të gazetave dhe se për të shkuar deri atje, përshkon katër kilometra, të cilat janë të vështira. Ahmet Ali Demirel thekson se nuk ndien aspak lodhje dhe se emocioni për të shkuar të lexojë gazetat e mban atë në këmbë. Ndërkaq, djali i tij, Hüseyin Demirel, thotë se babai i tij gëzon dashuri dhe respekt të madh në Güce për shkak të shprehisë së tij për të lexuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: