Popullsia e Tiranës ka arritur në 598,176 banorë sipas censit të vitit 2023. Por vetëm 52% e banorëve të kryeqytetit gjithësej (310 mijë) janë lindur në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër, gati gjysma e banorëve vijnë nga qarqe të tjera. Sipas të dhënave nga instat, dibranët përbëjnë komunitetin më të madh pas tiranasve, me 6.5% të popullsisë, të ndjekur nga korçarët me 6%. fierakët dhe beratasit përbëjnë secili 5.1% të popullsisë.

Këtë rezultat e mbështet edhe një anketë e thjeshtë e News24 me qytetarë të rastësishëm në rrugë, shumica e të cilëve pohojnë se janë nga Dibra ose Korca.

Duket se Tirana, si gjithë kryeqytetet është mjaft divers, ku njerëz të origjinave të ndryshme kanë sjellë në kryeqendrën e vendit, traditat, zakonet, kulturën dhe botëkuptimet e tyre. Të gjithë së bashku kontribuojnë në zhvillimin e qytetit, duke ndarë bashkëjetesën e duke punuar për një një të ardhme të përbashkët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb