GJIROKASTER- Prej gati 6 orësh gjysma e qytetit të Gjirokastrës vuan mungesën e energjisë elektrike. Shkak për këtë ndërprerje është bërë një defekt në rrjet, duke lënë pa energji qytetarët e Gjirokastrës prej orës 15:00.

OSHEE sqaron se shkak për ndërprerjen e energjisë elektrike është bërë një defekt në linjën 20 KV, i ndodhur gjatë realizimit të disa punimeve të rrugës në Virua, që synojnë përmirësimin e infrastrukturës së këtij parku.

Ndërkaq, OSHEE njofton qytetarët se po punohet për riparimin e defektit të rëndë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb