SERBI- Rreth 50 për qind e qytetarëve serbë mendojnë se Serbia duhet të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, ndërsa shtohet numri i atyre që kundërshtojnë anëtarësimin e vendit në Aleancën perëndimore ushtarake-NATO.

Numri prej 50 për qind është rënë në krahasim me anketat e mëparshme kur mbi 60 për qind e qytetarëve serbë deklarohej për anëtarësim të Serbisë në BE.

Për anëtarësim të Serbisë në NATO janë shprehur vetëm 12 për qind e të anketuarve.

Të anketuarit, shkruan “Koha.net” njoftimin e Betas së Beogradit, kanë shfaqur mosbesim në punën e institucioneve shtetërore të Serbisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: