Reperi shqiptar Rigels Rajku ose i njohur si Noizy ka rrëmbyer zemrat e publikut dhe padyshim numëron miliona fansa gjithandej trojeve shqiptare dhe jashtë tyre. Ai është shumë i pëlqyer nga të rinjtë por jo vetëm, ndërsa koncertet e tij janë të mbushura plot si në Kosovë e Shqipëri, duke mos lënë anash edhe vendet evropiane.

Që ka adhurues të zjarrtë kjo dëshmohet edhe me videon e fundit të tij, teksa po këndonte në një koncert në Firenze, Itali, reperi gjysmë i zhveshur është hedhur nga skena, për t’u argëtuar më shumë me fansat e tij.

Videoja në fjalë e përshkruan më së miri momentin kur reperi hidhet në publik ndërkohë që këndon dhe vallëzon bashkë me ta.
“Hedhja në turmë, njeri i çmendur”, ka shkruar krahas videos reperi shqiptar.

Veç kësaj, në këtë video Noizy mori komente të shumta, duke e përgëzuar për artistin që është dhe energjinë pozitive që e përcjell tek audienca. Disa ditë më parë Noizy lancoi projektin e ri muzikor “Colpo Grosso” në bashkëpunim me Snik, Capo Plaza dhe Gue Pequeno. Ky projekt vetëm për dy ditë ka kaluar shifrën e një milion klikimeve në platformën YouTube.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: