Gledis Gjipali, drejtor i Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane, në emisionin “Open” në News24 tha se hapja e negociatave për grup kapitullin e parë me BE-në është një vendim gjeopolitik, por edhe për shkak të meritës së Shqipërisë.
“Kemi një Europë jo si ajo e para 20 viteve që ishte në solidaritet me vendet ish-komuniste, kemi një Europë të fokusuar te problemet e saj të brendshme, te çështjet e sigurisë që vijnë nga krizat e luftës.
Ka një moment pozitiv që ka ardhur që nga lufta në Ukrainë, kur BE ka rikthyer në qendër të vëmendjes Ballkanin Perëndimor. Kemi një fond për 6 vendet e Ballkanit, kemi lëvizje që i thuhet rajonit që Europa është këtu.
Por nëse një vend që nuk plotëson standardet, nuk është se të ndihmon gjeopolitika. Në këto kushte duhet më shumë punë nga ana jonë që të jemi gati në momentin e duhur”, tha Gjipali.