Me “tripletën” në “xhep”, por Egnatia nuk dëshiron të ndalet, me ekipin rrogozhinasit që synon të mbrojë titullin kampion. Si në çdo sesion, Egnatia mbetet një nga ekipet më aktive pasi e nisën merkaton e dimrit me një dalje të bujshme, shitën Frederic Veselin në Serie B. Nuk vonoi shumë edhe afrimi i parë zyrtarë, pasi me anë të një njoftimi për mediat, Egnatia bëri zyrtare transferimin e Fernando-s.

Pak ditë më parë, trajneri Tetova në një intervistë për News24, pohoi se braziliani ishte një opsion për t’u rikthyer, ndërsa këtë të martë bënë publike arritjen e akordit. Fernando do të jetë pjesë e Egnatias deri në 2027.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një tjetër ekip shumë aktiv në këtë merkato dimri është edhe AF Elbasani. Pas zhgënjyen në gjysmën e parë të sezonit, Elbasani sheh “shpëtimin” në merkato pasi deri në këto ditë të para janari kanë bërë zyrtare afrimin e mbrojtësit letonez, Olberiks dhe mesfushorit nga Nigeria, Ibrahim Abbas.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në heshtje deri në këtë pikë të merkatos kanë qëndruar dy ekipet e kryeqytetit, Dinamo City dhe Partizani. Të kuqtë janë mjaftuar me shitjen e tre lojtarëve titullarë, Rrapaj, Hadroj dhe Tedi Cara.

Jonuzi
Jonuzi

Nuk kanë bërë ende publike asnjë afrim zyrtar, por goditja e parë e Dinamos pritet të afrimi i Fjoart Jonuzit, me mesfushorin i cili u largua pak ditë më parë nga ekipi i Tiranës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb