Hames Rodrigez është një hap larg Napolit. Dukej se ishte një ëndërr për tifozët napoletanë, por tashmë kjo duket se do të kthehet në realitet. Në Kolumni janë të sigurt për këtë, madje sipas ESPN “Hames ka firmosur me ekipin e ri”. Në pritje të konfirmimit zyrtar nga Aurelio De Laurentis, mund të përmenden vetëm disa të dhëna.

Ançeloti ka marrë dakorkëtisë e lojtarit për t’u trasferuar, sikundër dhe drejtuesit e Napolit kanë marrë të drejtën e bisedimeve nga prokuratori Zhorzhe Mendes, Reali i Madridit e ka vendosur prej kohësh kolumbianin në listën e shitjeve. Të gjitha këto të lënë të kuptosh se jemi vërtet pranë vulosjes së marrëveshjes. Hamesi ka pranuar ta reduktojë pagën nga 8 milionë në 5 milionë euro, ndërsa Reali kërkon rreth 50 milionë euro për kartonin e tij.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: