Godina numër 15 në Qytetin Student është klasifikuar si e pabanueshme pas ekspertimit të kryer nga Instituti i Ndërtimit, por kjo ka shkaktuar një konflikt mes banorëve qiramarrës të këtyre ambienteve dhe Bashkisë tiranë. Banorët hedhin hije dyshimi mbi këtë akt ekspertimi dhe nuk pranojnë të evakuohen, pasi pretendojnë se kjo është një skemë për t’i dëbuar ata nga këto ambiente pavarësisht se ata kanë kontrata të rregullta qiraje.

Banorët pretendojnë se ky akt ekspektimi nuk i është vënë në dispozicion nga drejtoria që administron qytetin studenti, e cila po i dëbon banorët.

Bashkia e Tiranës për të gjithë banorët, të cilët do të evakuohen nga ky pallat ka dhënë si alternativë banesat sociale, por kjo nuk është pranuar nga këta të fundit. Banorët kanë kërkuar një akt ekspertim të dytë për tu bindur për qëndrueshmërinë ose jo të objektit ku banojnë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb