Pas apelit në News24 transferohen një pjesë e të dënuarve nga burgun e Shënkollit. Mësohet se janë 150 të burgosur që do të transferohen nga burgu i Shënkollit në burgun e Shkodrës por për arsye sigurie nuk bëhet me dije se kur do të lëvizen.

Godina nr.2 e burgut të Shënkollit është dëmtuar nga tërmeti i fortë që goditi dje vendin.

Një i dënuar që vuan dënimin në këtë burg ka telefonuar sot në News24 dhe ka kërkuar ndihmë pasi ishin të pasigurt. Ai deklaroi se ka dëmtime të shumta brenda burgut, muret janë çarë dhe kanë rënë tulla por se autoritetet e burgut iu kërkonin të hynin me forcë brenda.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb