ITALI

Pas një operacioni anti-kanabis i shtrirë në Shqipëri dhe në Itali janë goditur katër grupe kriminale, ndërsa  27 persona kanë përfunduar në pranga.


Sipas mediave italiane mes 27 të arrestuarve, 21 janë shqiptarë dhe 6 të tjerë janë shtetas italianë. Këto grupe kriminale kishin si bazë qendrore Lecen dhe veprimtarinë e tyre të trafikimit e kishin shtrirë në disa qytetet të tjera si Kalabri, Toscana, Emilia Romagna, Sicili, Liguria dhe Lombardia.


Arrestimi i 27 trafikantëve është bërë në bashkëpunim mes policisë shqiptare dhe Guardia Di Finanza dhe hetimet kanë zgjatur më shumë se dy vite. Mediat italiane kanë publikuar edhe pamjet nga operacioni.


Të arrestuarit akuzohen për  veprat penale krijimin e organizatave kriminale, trafikun ndërkombëtar të drogës, armëve dhe municioneve nga Shqipëria drejt Italisë dhe më pas në vende të tjera.

Në operacionin e koduar “Lulet e Pranverës” morën  pjesë 100 efektivë  dhe pas dy vitesh hetime  është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i të përfshirëve, të cilët rezultojnë  si pjesë e katër grupeve kriminale.

Mediat përtej Adriatikut raportojnë se detajet e operacionit do të bëhen publike nga Prokurori i anti-mafias italiane, Federico Cafiero de Raho me anë të një konference për mediat.

  • foto galeri
  • foto galeri

(N.M/ BalkanWeb)