Seanca gjyqësore për rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj motrave Marinela dhe Antonela Berisha është shtyrë.
Sipas informacioneve, shkak ka qenë Mariela Berisha e cila nuk është nuk është shoqëruar për të marrë pjesë në seancë, teksa kjo e fundit është nën masën e sigurisë ‘Arrest në burg’.
Seanca është shtyrë për nesër në orën 12:00.
Më herët BalkanWeb publikoi edhe një video ku Antonela Berisha shihej duke pritur nisjen e seancës ndaj saj dhe së motrës Mariela Berisha.
Ndaj ish-banores së BBV është caktuar masa detyrim paraqitje, ndërsa ndaj motrës së saj “arrest me burg”.
Antonela dhe Marinela Berisha u vetëdorëzuan në polici mbrëmjen e së mërkurës (16 tetor) pas më shumë se dy muajsh në kërkim.
(BalkanWeb)