ELBASAN- Policia e Elbasanit ka arrestuar dy të rinj pasi akuzohen se kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe kanë goditur njërin prej tyre.

Sipas burimeve zyrtare në pranga janë vënë:
Ymer Starja, 22 vjeç, banues në Elbasan.
Kristaq Bardhi, 23 vjeç, banues në Elbasan.

Dy të rinjtë kanë kundërshtuar punonjësit e Patrullës së Përgjithshme si dhe gjatë shoqërimit në Komisariat dyshohen të kenë goditur punonjësin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës, kryer në bashkëpunim”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: