Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi akuzohen për 21 grabitje të ndryshme. Grupi kriminal i etiketuar nga policia italiane si banda e “Audit të Bardhë” përbëhej nga katër shtetas shqiptarë me banim në Torino. Ata akuzohen se gjatë grabitjeve ushtronin dhunë dhe qëllonin me armë duke shkaktuar panik në provincën e Torinos dhe Cuneo.

Sipas policisë, shqiptarë kanë qëlluar 21 herë me armë, kanë kryer 18 grabitje dhe tre grabitje të tjera me dhunë. Të gjithë këto ngjarje kanë ndodhur gjatë natës, kur banorët ndodheshin në banesat e tyre.

Të arrestuarit janë: Tomor Stermillari, 31 vjeç, Erion Neziri, 29 vjeç dhe Klevis Kaçi, 20 vjeç. Hetimet për këtë bandë nisën gjashtë muaj më parë, kur u arrestuan nëntë shqiptare të tjerë që përbënin dy banda të tjera.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët qarkullonin me një automjet tip “Audi TT” dhe i kryenin grabitjet në momentin që pronarët e vilave largoheshin nga banesat e tyre. Edhe “Audi” i bardhë ishte grabitur pak muaj më parë në Giaveno.

Ata u kapën nga pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë në autostrada, të cilat ata i paguanin rregullisht. Tre grabitjet e dhunshme ndodhën në Bruino, Monta d’Alba dhe Brcherasio. Në një rast, një pensionist 79 vjeç u mbrojt duke qëlluar mbi grabitësit, ku mbeti i plagosur Flori Eollaj.

Arrestimi i tyre është në vijimësi të një operacioni tjetër të zhvilluar rreth 6 muaj më parë, ku u arrestuan edhe 9 shtetas të tjerë po për këtë vepër penale.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: