GREQI-Sipas “Greekreporter”, katër anëtarët e bandës janë arrestuar në Athinë, ku tre janë shtetas shqiptarë dhe një është grek. Ndërsa raportohet se dy anëtarë të tjerë të bandës, të cilët janë shtetas shqiptarë, janë shpallur në kërkim. Policia bëri me dije se vuri në pranga dy shqiptarë të moshës 32 dhe 34¬vjeç, një grua 27¬vjeçare shqiptare dhe një grek 52¬vjeçar.

Kundër tyre policia ka ngritur kallëzime penale me akuzat për formimin dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale, si dhe për shkelje të ligjeve mbi armët dhe drogën. Arrestimet ishin rezultat i një hetimi policor prej disa kohësh, pasi kishte informacione se banda kishte importuar drogë nga vendet prodhuese të kokainës, por nuk thuhet se nga cilat vende. Sipas rezultateve të hetimit, anëtarët e bandës kishin një plan specifik të veprimit dhe role diskrete në lidhje me kontaktimin e furnizuesve, prerjen e drogës, si dhe të transportit, fshehjen dhe shpërndarjen e kokainës, e cila bëhej në një makinë e cila ruhej mjaft mirë në një zonë të posaçme të Athinës.

Gjatë bastisjeve të shtëpive të të arrestuarve, objekteve dhe automjeteve, policia gjeti dhe konfiskoi 3,387 kilogramë kokainë, sasi të vogla të kanabisit, një pluhur të paidentifikuar, 43.600 €, një armë, tre makina, 10 telefona celularë dhe një grup peshoresh elektronike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: