Autoritetet greke kanë goditur një tjetër bandë të trafikut të marijuanës, heroinës dhe kokainës nga Shqipëria.


Nga super-aksioni policor, janë arrestuar pesë anëtarë të bandës, mes të cilëve edhe kreu i grupit, një 41-vjeçar shqiptar. Operacioni është kryer në Selanik, ku raportohet se pjesë e bandës kriminale ishin 6 shqiptarë dhe 1 grek, të moshës 19-29 vjeç.


Ndërkohë, policia greke ka sekuestruar 9 kg e 145 gram marijuane, 6 kg e 306 gram heroinë, 94 gram kokainë, 2 kg e 180 gram përzierës, 1 pistoletë me krehër me 7 fishekë, 5 fishekë, 1 peshore, 4500 euro dhe disa celularë.


17102019narkthes001
17102019narkthes001

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb