Policia në Fushë Krujë ka lokalizuar dhe arrestuar një pjesëtar të një grupi kriminal që kryente vjedhje, i cili ishte shpallur në kërkim vetëm dy ditë më parë.
Në fazën e parë të këtij operacioni, tashmë janë arrestuar katër pjesëtarë të grupit dhe janë zbardhur dy vjedhje të kryera nga ata. Shtetasi L. K., 33 vjeç, banues në Kamzë, u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5.
Ai ishte shpallur në kërkim më 2 prill 2025 për vjedhjen e dy bizneseve në Fushë Krujë më 27 dhe 28 mars 2025.
Policia tani është angazhuar për kapjen e dy shtetasve të tjerë, të cilët gjithashtu janë shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Formacioni”.
(BalkanWeb)