Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Milano, të Italisë, teksa një ushtarë është sulmuar me thikë. Mediet fqinje raportojnë se ushtari është goditur me thikë në qafë në një stacion të Milanos, nga një person, i cili ka bërtitur me zë të lartë “Allahu Akbar”.


Fatmirësisht, ushtari nuk ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa autoritetet italiane po kryejnë hetime për të konstatuar identitetin e autorit të krimit dhe nëse ngjarja ka lidhje me terrorizmin.


Ndërkohë, raportet e mediave të huaja tregojnë se kjo nuk është hera e parë që një episod i tillë i përgjakur ka ndodhur në stacionin kryesor të qytetit. Në maj të vitit 2017, një burrë sulmoi me thikë dy ushtarë dhe një oficer policie, kur iu kërkua të kontrolloheshin letrat e tij. Shkelësi atëherë u dënua me 7 vjet burg.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb