FIRENZE

Policia italiane ka arritur të shkatërrojë një grupim kriminal që merrej me trafik droge. Në pranga kanë rënë 4 shqiptarë dhe një italian.

Tre prej tyre janë dërguar në paraburgim, ndërsa 2 janë lënë në detyrim paraqitjeje.

  • foto galeri
  • foto galeri

Nga policia italiane u tha se trafiku i lëndës narkotike bëhej rregullisht nga anëtarët e bandës së dyshuar kriminale. Besohet se anëtarët janë familjarë me njëri-tjetrin dhe trafikun e drogës e kishin kthyer në “biznes”.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb