VLORË

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 26-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij. Policia jep detaje për ngjarjen, ndërsa tregon se ky shtetas ka thyer urdhrin e mbrojtjes të dhënë nga Gjykata dhe është futur në banesën e prindërve dhe më pas i ka dhunuar ato fizikisht.

Njoftimi i policisë:

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Xh.H., 26   vjeç, banues në Vlorë për veprat penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe “Dhunë në familje”. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ka thyer Urdhërin e Mbrojtjes të dhënë nga Gjykata dhe është futur në banesën e prindërve të tij (49 vjeçe dhe 51 vjeç) duke ushtruar dhunë fizike ndaj tyre. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: