Ndeshja e basketbollit për femra e luajtur dje në Përmet mes vendasve dhe ekipit të Flamurtarit është mbyllur me një incident që ka përfunduar me të arrestuar.

Gjaknxehtësia e lojës ka bërë që një debat i ashpër mes basketbollisteve të zhvendoset edhe në korridorin e dhomave të xhveshjes, aty ku shtetasi Ardian Çobo, 46 vjeç, prind i njërës prej basketbollisteve të Përmetit, ka hyrë dhe ka goditur 2 lojtare të Flamurtarit.

Si pasojë policia e Përmetit ka arrestuar Ardian Çobon dhe ndaj tij ka nisur një procedim penal.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet ka hapur një hetim për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb