KOSOVE

Adelina Ismaili shumë vite më parë në 2003-shin ka pasur një zenkë me këngëtaren tjeter nga Kosova, Leonora Jakupi. E ftuar në emisionin ‘Pressing’ këngëtarja shqiptare foli për herë të parë për këtë sherr. Në atë kohe mediat raportuan se sherri kishte ndodhur në prapaskenën e një koncerti.


Adelina Ismaili tregoi se sherri filloi kur Leonora Jakupi duke ecur goditi nënën e saj dhe që aty plasi gjithçka.


“Po ka pasur përleshje. Mamin e ka goditur pak Leonora së pari. Ishte një gardërobë e ngushtë, ajo kaloi edhe e goditi mamin. Mami i bërtiti pak për shkak të stresit të xhirimeve. Mami im i tha më pas ‘ngadalë moj vajzë’ pastaj Leonora e kapi prej fyti dhe aty ndërhyra unë’- tha Adelina Ismaili duke e mbyllur temën e sherrit më Leonora Jakupin.
(BalkanWeb)