KURBIN- Dhuna në familje nuk ka të ndalur. Një 52-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Kurbinit, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve. Ngjarja ka ndodhur një orë pas mesnatës së mbrëmshme në lagjen “Zef Hoti” në Mamurras, ku Hekuran Muka ka goditur me grushte në kokë dhe më pas kërcënuar gruan dhe fëmijët e tij.
“Do tu vras të gjithëve”, kanë qenë fjalët e 52-vjeçarit drejtuar familjarëve të tij. Kanë qenë fqinjët kanë njoftuar policinë pas të bërtiturave, e cila ka kryer edhe arrestimin e Mukës, që do të përgjigjet për veprën penale të “Dhunës në familje”.
Ndërkohë dje policia e Lezhës ka plotësuar kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për një grua, banuese në fshatin Kuzhnen të Mirditës, pasi është dhunuar nga bashkëshorti i saj.

Gjithashtu në Fier është ndaluar 31-vjeçari V.Elmazaj, i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj 20-vjeçares me iniciale Xh.Rr. Nga kontrolli që i është ushtruar 31-vjeçarit i është gjetur një armë gjahu teke prodhim italian si dhe një tytë, pa leje.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: