TIRANE- Seanca e kaluar plenare u shoqërua me përplasje mes deputetëve të pozitës dhe atyre të mazhorancës. Debatet ishin të forta, por nuk kanë munguar as incidentet. Në fillim të seancës, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj iu drejtua foltores së Kuvendit për të marrë fjalë, por kjo gjë është kundërshtuar nga deputeti demokrat Edi Paloka, i cili e ka shtyrë dhe goditur lehtë ministrin.

I menjëhershëm ishte reagimi i deputetit socialist, Taulant Balla, i cili e quajti këtë një incident të rëndë, ku sipas tij, kreu i grupit të PD-së e goditi me grusht ministrin e Shëndetësisë.

Sakaq, një grup deputetët të PS kanë depozituar një letër drejtuar Byrosë së Kuvendit, duke i kërkuar që të mblidhej urgjent për të shqyrtuar këtë rast.

Pas kërkesës së PS për vendosjen e një masë ndaj deputetit Paloka, Byroja e Kuvendit u mblodh paraditen e sotme dhe vendosi ta përjashtojë për 5 ditë.

Po në seancën e së enjtes, u përjashtua edhe deputeti Flamur Noka, pasi u paralajmërua disa herë nga nënkryetarja Valentina Leskaj, për të mos shkelur rregulloren.

SPAHO: VENDIMI I BYROSË SË KUVENDIT, I PRITSHËM. GJITHMONË VENDOSET NË FAVOR TË PS
Deputeti demokrat Edmond Spaho ka reaguar ndaj vendimit të Byrosë për përjashtim 5 ditë nga Kuvendi të Edi Palokës. Duke u shprehur se një vendim i tillë ishte i pritshëm, Spaho tha se “në raste të tilla, gjithmonë Byroja vendos në favor të PS”.

“Nuk është se prisnim ndonjë surprizë. Vendimi i Byrosë ishte i parashikuar siç ka ndodhur edhe herë të tjera. Byroja është kthyer në plotësuese të tekave të PS. Morën vendim për ta përjashtuar zotin Paloka, por theksuam se në këtë mënyrë si po veprojnë, por keqadministrojnë, dhe po e kthejnë seancën plenare në një vend ku opozitës i pritet e drejta e fjalës. Edhe incidenti ishte rrjedhore e mos dhënies së fjalës zotit Berisha. I kërkova kryetarit ët kuvendi t që kjo mënyrë e të gjykuarit për raste të tilla është anakronike, pasi rezultati i gjykimit dihet tashmë. Ën raste të tilla është vendosur në favor të kërkesës së grupit të PS”, tha Spaho.

Ai shtoi se PD është e vendosur për të vijuar qëndrimin e saj në Kuvend, duke theksuar se opozitës nuk mund t’i hiqet fjala.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë opozitën në Kuvend, ky do të jetë qëndrimi ynë në këtë rast. Asgjë nuk ka për të ndryshuar nga qëndrimi i fundit q mbajtëm në Kuvend, pavarësisht përpjekjeve të mazhorancës për të na hequr fjalën”, tha deputeti demokrat.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb