VLORË

Pas ngjarjes së rëndë në Vlorë ku një i ri goditi me sëpatë vajzën dhe bashkëshorten e xhaxhait, policia ka arrestuar dhe shoqëruar autorin në ambientet e komisariatit.


Sipas bluve të Vlorës, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Fatmirësisht të afërmet e agresorit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


Njoftimi i policisë:

Kapet dhe shoqërohet në Polici për veprime të mëtejshme autori i ngjarjes në Gumenicë të Selenicës. Rreth orës 19:00, në fshatin Gumenicë e Vjetër të Selenicës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi M.Ç, ka goditur me sende të forta vajzën dhe bashkëshorten e xhaxhait të tij, të cilat janë transportuar për në spital pa probleme për jetën.


Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas kontrollit të zonës përreth ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 27 vjeçarit  M.Ç, si autor i dyshuar në lidhje me ngjarjen. Po punohet për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të mëtejshme të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: