Ndeshja e PSG ndaj Monacos nuk shkoi aspak mirë për Gianluigi Donnarumma-n, me portierin e kampionëve të Francës që u godit me taka në fytyrë nga Ëilfried Singo. Lojtari i klubit nga principata, Singo i ka kërkuar falje Gigio-s dhe u shpreh se veprimi i tij nuk ishte i qëllimshëm.
“Dëshiroj t’i kërkoj falje Gianluigi Donnarumma-s. Gjesti im padyshim nuk ishte i qëllimshëm, vetëm më vonë arrita të shikoja se ai kishte një plagë të rëndë. I uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Singo.
(J.S/BalkanWeb)