ELBASAN- Rastet e dhunës në familje duket se janë shtuar, edhe pse efektet e ndryshimeve në Kod parashikonin të kundërtën. Një 30-vjeçar nga Elbasani është vënë në pranga mëngjesin e sotëm, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij 63-vjeçare.

Sipas policisë, pas një konflikti për motive të dobëta, i riu Emiljan Dinja ka goditur me sende të forta nënën e tij.

Pas denoncimit, i riu është vënë në pranga, ndërsa materialet në ngarkim të tij i kalojnë prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: