Policia shqiptare ka ekstraduar nga Italia një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrase.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se është ekstraduar 28-vjeçari Keivi Hysa, lindur në Kurbin, pasi, sipas policisë, në vitin 2015 kishte vrarë pronarin e një autolavazhi, së bashku me dy persona të tjerë.

Policia thekson se ngjarja e rëndë ka ndodhur më 10 korrik 2015, ku 28-vjeçari me pesronat e tjerë kishin dhunuar pronarin e një autolavazhi në Sarandë me shkop bejsbolli dhe tytën e pistoletës, dhe më pas e kishin qëlluar për vdekje me plumba.

Njoftimi i policisë:

Rinas
Ekstradohet nga Interpol Tirana një tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për Vrasje
U krye ekstradimi nga Milano/Itali drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar K. H., 28 vjeç, lindur në Kurbin.
Shtetasi K. H. ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, në vitin 2015 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”.

Më datë 10 korrik 2015, rreth 02:00, në Sarandë, si rezultat i një mosmarrëveshjeje për motive të dobëta mes pronarit të një autolavazhi makinash, shtetasit E. M., me shtetasit G. H., E. H. dhe K. H, këta të fundit e goditën me shkop bejsbolli dhe me tytën e pistoletës. Pas kësaj një nga autorët iu afrua dhe qëlloi në drejtim të shtetasit E. M., i cili gjeti vdekjen e menjëhershme.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali dhe ekstradimi drejt vendit tonë.

Vrasesi
Vrasesi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb