Deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa, i bërë i njohur nga goditja e Kryeministrit Edi Rama me vezë në Kuvend shprehet se aktin në fjalë do të ribënte sërish duke e konsideruar atë amanet të studentëve dhe protestës së tyre.

Sipas tij “aksioni” i vezëve nuk është i fundit. Hasa, në një intervistë për Politika Online, në Gazetën Shqiptare thotë se kalimi i kordonit të sigurisë në Kuvend me vezë nuk ishte i vështirë, pasi në sallën plenare nuk lejohen sendet metalike.

Deputeti Hasa shprehet se situata aktuale duhet ta detyrojë Kryeministrin që të dëgjojë kërkesat e qytetarëve dhe t’i përmbushë ato./GSH.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb