Në takimin e djeshëm që Manchester United zhvilloi ndaj Totenham, Poul Pogba u bë protagonist i një goditje të bukur dënimi që e ndali vetëm shtylla. I gatshën për të goditur ishte edhe Zlatan Ibrahimoviç por më këmbëngulës ka qenë francezi.

Gjigandi suedez diçka i tha Pogbas përpara se ta godiste. Në intervistën pas ndeshjes sulmuesi e tregoi të gjithë ngjarjen për “MUTV”, për atë çka i kishte thënë Pogbas para se të godiste. “ Duhet t’a shënosh gol sepse kjo është goditja e fundit që do të lejoi të gjuash.

Ai goditi tranversën. Nëse do të kishte shkuar më mirë do na kishte dhënë më shumë hapësirë, jo për të na qetësuar, por ndihesh më mirë kur udhëheq 2-0 sepse kurrë nuk i dihet, siç na ndodhi në ndeshjen e fundit që na barazuan në fund”.

Manchesteri gjithsesi arriti të fitonte falë një goli të shënuar nga Henrik Nikitarian kundër një kundërshtari direkt për “Champions” siç ishte Totenham.

(e.k/BalakanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: