SARANDË

Një ditë pas konfliktit të ndodhur në Himarë ku u dhunuan një grup turistësh spanjollë, policia arreston autorin, pronarin e lokalit.
Burime zyrtare bënë me dije se në lidhje me konfliktin me turistët spanjollë, arrestohet në flagrancë shtetasi M.K., 51 vjeç, banues në Sarandë.


Policia e Sarandës në bashkëpunim me Policinë e Himarës, pas hetimeve të kryera në lidhje me konfliktin e djeshëm në një lokal të Himarës, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 51-vjeçarit pasi ditën e djeshme, në lokalin e tij Bar-Restorant në Porto Palermo të Himarës, spër motive të dobëta ka kanosur me fjalë një grup turistësh spanjollë.


Më pas ka dëmtuar mjetin e transportit privat të tyre dhe është konfliktuar fizikisht me ta duke u shkaktuar dëme në trup por më shumë është dëmtuar shtetasja spanjolle K.R.


Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”.

NGJARJA
Mësohet se fillimisht turistët kanë hyrë në ambientet e këtij lokali, por nuk kanë pëlqyer shërbimin e ofruar dhe më pas janë ngritur për t’u larguar.

Ky moment ka bërë që pronarët e lokalit të ndjekin nga pas turistët, ndërsa kanë goditur fizikisht drejtuesin e mjetit së bashku me 5 turistët spanjollë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb