Ndeshja mes Tiranës dhe Laçit nisi me homazhet për një legjendë të futbollit shqiptar që është ndarë nga jeta, por përfundoi me ngjarjet më të shëmtuara të turpit që nuk janë të hijshme në rrugë e jo më në ambiente sportive. Objekt vëzhgimi nga Komisioni i Disiplinës do të jetë momenti i goditjes me shishe i arbitrit anësor, Nertil Bregasi. Në këtë rast, rrezikon klubi dhe tifozëria e skuadrës pritëse.

Gjithashtu, futja në fushë e stafit të Tiranës apo edhe lojtarëve të stolit për të protestuar ndaj kryesorit Meta, mund të bëhet objekt hetimi nga Disiplina për të shtuar gjithashtu masat kundrejt individëve apo klubit në kampin kryeqytetas.

Gjithashtu, protagonistët e sherrit në dhomat e zhveshjes do të jenë në hetim dhe do të evidentohen personalisht secili se çfarë veprimesh kanë kryer. Me gjasë, protagonistët kryesorë mund të kenë penalizime dhe ndëshkime shembullore, pas asaj që ndodhi me Kamzën.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: