Liridon Latifi është pjesë e Vllaznisë së Shkodrës. Kjo mund të konsiderohet si goditja më e madhe e merkatos shqiptare deri më tani.

Sulmuesi i talentuar ka firmosur për dy vite me shkodranët duke u rikthyer përsëri në Shqipëri.

Ai më parë ka luajtur tek Skënderbeu i Korçës, në vitet kur juglindorët bënë histori duke u kualifikuar për herë të dytë në Europa League.

Pikërisht 27-vjeçari shkon tek Vllaznia për të konkurruar në eleminatoret e Europa League. Vitet e fundit Latifi ka luajtur në Hungari dhe Moldavi, por tashmë pas 4 vitesh do e shohim sërish në kampionatin shqiptar.

STATUSI NGA KF VLLAZNIA

➡️ZYRTARE: LIRIDON LATIFI FIRMOS PËR VLLAZNINË

KF Vllaznia bën të ditur se pasditen e sotme ka arritur marrëveshjen me futbollistin Liridon Latifi. Me këtë futbollist është firmosur një kontratë dyvjeçare dhe shpresojmë që ai të tregojë vlerat e tij më të mira ashtu siç ka bërë edhe në skuadrat e tjera me të cilat ka luajtur më përpara.

Mirë se erdhe te Vllaznia Liridon!??

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb