Goditje e rëndë për Manchester Cityn. Mesfushori i kampionëve të Anglisë, Rodri mund të ketë humbur sezonin.
Spanjolli doli nga fusha ndaj Arsenalit përpara kohe, ndërsa raportimet e fundit nga ESPN bëjnë me dije se futbollisti ka pësuar një këputje të ligamentit kryqëzues në gjurin e djathtë.
Mungon njoftimi zyrtar, por sipas asaj që shkruajnë mediat, operacioni është i pashmangshëm, gjë që do ta detyronte Pep Guardiolën të heqë dorë nga ai për pjesën e mbetur të edicionit futbollistik.
Rodri ka luajtur sezonin e kaluar 34 ndeshje, ku ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 9 herë pasin e fundit.
(J.S/BalkanWeb)