Ervin Salianji në deklaratën e tij për mediat tha se dënimi ndaj tij është goditje nën brez për të kënaqur grupet kriminale.

Ai tha se është shkelur ligji, që vëllezërit Fatmir Xhafaj e Agron Xhafaj t’i shpëtonin ligjit.

U shkel ligji që vëllezërit Xhafaj t’i shpëtonin drejtësisë. Dënimi im është se i kam prishur reputacionin një trafikanti ndërkombëtar droge. Unë nuk shkoj në burg, siç thotë gjykata e kunatave të Ballukut dhe të gjykatësve që kanë të punësuar familjen nëpër dogana.

Por, shkoj në burg si njeri që ka dëshmuar me prova fakte tronditëse. Kjo është goditje nën brez për të kënaqur grupet kriminale. Njeriu vlen nëse nuk përkulet dhe kundërshtarin e përballon me çdo mjet”, deklaroi Salianji.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb