Nga: ZONJA VJOLLCA*
Gogozhare turshi

1 kg speca të kuq
1 filxhan çaji uthull
1 litër ujë
2 filxhanë kafeje vaj ulliri
1 lugë gjelle kripë
1 lugë kafeje sheqer
6 thelpinj hudhër
4 gjethe dafine
Piper i zi kokërr

Pastrojmë specat nga bishtat dhe farat dhe i ndajmë në gjysëm. Vendosim kavanozët e qelqit në një tavë me grykë poshtë në furrë në temperaturën 80 gradë për 10 minuta. Ndërkohë qërojmë dhe presim në feta hudhrat. Në një tenxhere të madhe hedhim ujin, uthullën, kripën, pak sheqer dhe e lemë ujin të ziejë mirë. Më pas shtojmë specat në ujin e vluar dhe i lemë të ziejnë për 2-3 minuta. I largojmë nga tenxherja specat dhe i lemë të ftohen. Gjithashtu dhe lëngun e zierjes së specave e largojmë që të ftohet. Vendosim specat në kavanozët e qelqit të sterilizuar. Në çdo kavanoz shtojmë dy gjethe dafine, 4-5 kokrra piper të zi, disa thelpi hudhër dhe më pas e mbushim kavanozin me lëngun e zierjes së specave. I mbyllim kavanozet me kapak, i vendosim në një tenxhere të thellë dhe e mbushim tenxheren me ujë deri në grykën e kavanozit. Vendosim tenxheren në zjarr dhe e lemë të ziejë uji për 10-15 minuta.

(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: