Mirlind Daku ishte protagonist që në javën e parë në kampionatin rus, ku arriti ta nisë në nënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Rusi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ia doli të gjente rrugën e rrjetës që në ndeshje hapesë të kampionatit.
Në firoren 4-2 që Rubin Kazan mori ndaj Nizhny Novgorod, Daku shënoi gol dhe asistoi për ekipin e tij. Paraqitja e lojtarit kuqezi është shpërblyer, teksa është zgjedhur në formacionin e javës në Rusi.
26-vjeçari merr vendin e tij në majën e sulmit, ndërsa dëshmon kështu formën e mirë që po kalon, duke lënë pas “shpine” problematikat jashtë fushës së lojës.