Brajan Gruda ka realizuar me Gjermaninë U-21. Sulmuesi shqiptar, shënoi sot, ndaj Sllovakisë U-21.
Gruda shfrytëzoi si duhet asistin në zonë, kur luhej minuta e 34-t. 20-vjeçari nuk mund të gabonte përballë portierit.
Ky ishte goli i dytë për Grudën me Gjermaninë U-21. Duhet thënë se sulmuesi anësor i Brajtonit ka provuar të gjithë grupmoshat e Gjermanisë.
Tek ekipi i parë, Gruda ka qëndruar në stol përgjatë miqësores ndaj Ukrainës në marsin e kaluar.