Prej shekujsh nën “Zytglogge”, Zvicër, banorët e Bernës kërkojnë të sinkronizohen. “Kulla e Orës” është ndërtuar në vitin 1530 dhe sot e kësaj dite mahnit turistët: ka një gjel të artë që këndon, një njeri që xhiron klesidrën dhe, mbi të gjitha, një kalorës që jep goditje çekiçi për të diktuar kohën.

Kristiano Ronaldo, “alieni” i zbritur nga një tjetër univers, është i aftë ta kapë kohën. Ia ka dalë çdo minutë: është një orë zvicerane goli, nuk ekziston një çast ku nuk ka festuar. Nga minuta e parë në të 90-ën, përfshi shtesat. Përballë fuqisë së këtyre statistikave, çdo kundërshtar e pret me frikë dhe emocione: e njëjta ndjesi e personave që ngrenë vështrimin dhe dëgjojnë goditjet e “Zytglogge”.

NDAL KOHËN – CR7 ka një minutë të preferuar ku kristalizon talentin e tij, një dhunti më e hasur te basketbollistët sesa futbollistët. Momenti i ndeshjeve kur Kristiano ka shënuar më shumë gjatë karrierës është 23′: pesëmbëdhjetë herë. “Uria” e portugezit për gol shtohet kur arbitri nxjerr bilbilin për të dërguar skuadrat në dhomat e zhveshjes dhe, qoftë pjesa e parë apo e dytë, ka pak rëndësi: njëmbëdhjetë gola në të 44-ën, dhjetë në të 45-ën.

Më pas, në “perëndimet” e ndeshjeve, dhjetë gola në të 88-ën, dymbëdhjetë në të 89-ën, shtatë në të 91-ën, dymbëdhjetë në të 92- ën. Që do të thotë: kur akrepat nisin të lëvizin më shpejt, Kristiano nuk dridhet. Dhe preferon fundet: në çerekorëshin e fundit “tërbohet”, duke konsideruar 123 golat mes minutave 76 dhe 90.

Akrepat E Golave Ronaldo
Akrepat E Golave Ronaldo

Kronometri nuk ka ngecur kurrë, edhe pse gjatë kësaj pjese të parë të Champions-it me bardhezinjtë janë ndier më pak rrahje se zakonisht: Europa, dihet, është “territori i gjuetisë” i Ronaldos, por deri tani shënjestra ka qenë më pak efikase sesa në kampionat. Ndryshe nga dhjetë golat në Serinë A, në Champions ka regjistruar vetëm “perlën” fluturimthi ndaj Junajtid (në të 65-ën, ashtu si nëntë herë të tjera në karrierë), megjithëse vështirë ta konsiderosh “alarm”.

Përtej ngjarjeve të papritura (nga ndryshimi i fanellës te përjashtimi me karton të kuq në “Mestalla”, që e la jashtë nga ndeshja pasardhëse me Jang Bojsat), CR7 çekuilibron dhe vendos ndeshjet edhe nëse nuk shënon personalisht (si për shembull, asisti për Manxukiçin me Valencian). Rekordi i golave të Kristianos në grupe është 11 (i regjistruar edicionin 2015-’16) dhe portugezi nuk shënon kaq pak sa këtë Champions (vetëm 1 gol, pra kundër “djajve të kuq”) nga kompeticioni 2008-’09: një 0 disi “e çuditshme”.

JANG BOJS – Në atdheun e perfeksionit ora ka ingranazhe të vajosura, edhe pse qëndron aktive prej 33 vitesh. Megjithëse Ronaldo e humbi mundësinë për të regjistruar një rastësi të veçantë: mosha e CR7-ës, 33 vjeç, nuk u ndërthur me mundësinë për t’i shënuar kundërshtarit të 33-të në Ligën e Kampionëve. E humbi mundësinë, por duhet konsideruar që ora zvicerane ecën edhe për një “alien” si Kristiano dhe nuk mund t’i kërkohet gjithmonë i njëjti rendiment/ PanoramaSport

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb