10 sekonda lojë i kanë mjaftuar Emir Lenjanit për të vendos një rekord unik në futbollin zviceran. Askush më parë nuk kishte shënuar një gol kaq të shpejtë, një gol i veçantë i cili do të kujtohet gjatë jo vetëm nga Lenjani pasi mediat zvicerane i kanë bërë jehonë këtij detaji:

Lenjani
Lenjani

“Shumë i lumtur që jam futur në histori të futbollit zviceran për golin më të shpejt të shënuar. Falënderimi i takon zotit”, u shpreh Lenjani me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar në “Facebook”.

Anësori i Kombëtares konfirmoi edhe një herë se po kalon një formë fantastike tek Sion, ky gol nuk ishte aspak rastësi, një aksion të cilin Lenjani e ndoqi deri në fund, besoi dhe si rrallë herë shënoi me të djathtën. Një meritë shumë të madhe në formën e Lenjanit ka dhe trajneri Murat Yakin i cili e ka spostuar pak më përpara, një pozicion në të cilin futbollisti i Kombëtares ndihet më komod.

Lenjani
Lenjani

Pas dopjetës që shënoi në mesjavë, ky ishte goli i 6-të sezonal i Lenjanit me fanellën e Sion, e të mendosh që C.Panucci nuk e preferoi pasi mendonte se nuk ishte në formë dhe nuk është aktivizuar rregullisht, një mëkat i madh që ky futbollist nuk ishte pjesë e Shqipërisë në dy sfida e para në kualifikueset e “Euro 2020”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: