U bë çështje e debatit mes Rudi Vatës, ish-kapitenit të Shqipërisë, dhe zyrtarëve të FSHF-së që mbulojnë sektorin e moshave të ekipeve kuqezi, më konkretisht Sulejman Memës. Vata deklaroi me tone të ashpra se djali i tij, Roko, nuk do të luajë për Shqipërisë, por për Irlandën pasi FSHF nuk e ka kontaktuar kurrë.

Roko Vata ka debutuar sot me ekipin U-15 të Irlandës në ndeshjen kundër Polonisë dhe bashkë me të edhe dy shqiptarë të tjerë, Justin Ferizaj dhe Kevin Zefi. Vata shënoi golin e parë për “jeshilët”, ndërsa Zefi të dytin në suksesin 2-1 të irlandezëve ndaj bashkëmoshatarëve të tyre polakë.

Mesa duket, do kemi një tjetër raund thumbash dhe akuzash mes FSHF-së dhe Rudi Vatës, teksa ky i fundit gjithnjë i ka kritikuar metodat e punës dhe zyrtarët e federatës, duke i etiketuar të paaftë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb