Sulmuesi me origjinë shqiptare Albian Ajeti gjeti rrugën e rrjetës ditën e sotme në ndeshjen ndaj PAOK që përfundoi me rezultatin 2-1 për grekët.

Ky takim ishte i vlefshëm për raundin e dytë të Ligës së Kampionëve. Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 32-të me Kanes, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh. Në minutën e 80-të Prijoviç shënoi golin e dytë për PAOK.

Dy minuta pas dyfishimit të rezultatin ishte pikërisht Ajeti që rihapi takimin duke shënuar golin e shpresës për zviceranët. Goli në fushë kundërshtare në përballjet me 2 takime është mjaft i rëndësishëm. Përballja e kthimit do të luhet pas një jave në Zvicër.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/video-gol-shprese-ne-champions-sulmuesi-shqiptar-i-shenon-grekeve-te-paok/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb